![](https://bonux.al/wp-content/uploads/2022/09/blugi-impaturiti.png)
Kur lexon këtë tekst, ka mundësi të kesh veshur një palë xhinsesh, apo të kesh në dollap apo në koshin e rrobave të palara disa rroba xhinsi.
Kjo gjë është normale, sespe xhinset përbëjnë veshjen më të përhapur në botë. Materiali nga I cili janë bërëpanallonat më popullorëquhet denim.
Megjithëse asociojmë xhinset me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me ëndrrën amerikane, denimi është një material tekstil me origjinë franceze: “serge de Nimes” e cila, në shekullin 16-të, ishte një lloj stofe rezistente e prodhuar në qytetin Nimes, në jug të Francës. Edhe termi “blue jeans”, e popullarizuar nga kultura pop e përtej oqeanit, ka , gjithashtu, origjinë franceze: “bleu de Gênes”, domethënë “ngjyra bojëqielli e Gjenevës”, ishte një material I fortë prej pambuku dhe leshi, që tregëtohej në portin e këtij qyteti dhe që përdorej kryesisht nga marinarët në Mesjetë.
![](https://bonux.al/wp-content/uploads/2022/09/copil-imbracat-in-blugi.png)
Një histori e gjatë, shkurtimisht.
Historia moderne e xhinseve në gjysmën e shekullit të 19-të, kur Loeb (Levi) Straus fillon t’u shesë minatorëve dhe fermierëve të Kalifornisë pantallona me material denim të lira, komode, të përshtatshme për nga nuanca e ngjyrës. Mbasi rrobaqepësi Jacob Davis u shtoi kapset e famshme metalike për të shtuar rezistencën e tyre, ky artikull merr licencën e shpikjes më 20 maj 1873, e cila është edhe dita zyrtare e bluxhinseit të sotëm.
Modeli parë për femra, Lady Levi’s, është prodhuar dhe tregtuar në fillim të vitit 1935. Në vazhdimësi, bluxhinsi bëhet simbol i kapitalizmiti dekadent, kur perdja e hekurt e ndau botën në dysh. Bluxhinsi është popullarizuar intensivisht nga yjet e rrokut dhe të kinematografisë në vitet ’50, duke transmetuar mesazhe paqeje në vitet ’60, dhe që atëhere ka evoluar në mënyrë konstante si design dhe ngjyrë, për të kënaqur të gjita preferrencat për veshjen. Në sajë të cilësisë së tyre për të pasur më shumë nuanca ngjyre, për Giorgio Armani bluxhinsi solii “demokratizimin e modës”.
Nga lavdia tek jetëgjatësia.
![](https://bonux.al/wp-content/uploads/2022/09/peturi-recliclabile.png)
Duke fituar popullaritet, prodhimi , përdorimi dhe hedhja e tyre kanë një impakt të madh negativ mbi mjedisin. Për këtë arsye, prodhuesit e xhinseve implementojnë strategji ekologjike, si përdorimi i pambukut me origjinë nga burime të përgjegjshme, I cili është kultivuar me një ndotje minimale të ambjentit, me pak pesticide dhe nëprëmjet reciklimit të ujit. Gjithashtu, përdorimi I fibrave të plastikut të ricikluar si lëndë e parë alternative dhe ngjyrosja e materialit tekstil me enzima në vend të bojrave kimike janë dy praktika afatgjata në prodhimin e xhinseve.
Sigurisht, atëhere kur gjen një palë xhinse të rehatshme, që të përshtaten perfekt, dëshiron që t’i mbash sa më shumë të jetë e mundur. Kështu që është një ide e mirë që të përdorësh një detergjent për rroba me ngjyr, efiçient në larje, dhe të kujdesshëm me rrobat, dhe gjithashtu, është e mira të ndjekësh edhe këshillat për larjen dhe mirëmbajtjen e tyre. Në këtë mënyrë xhinset e tua do të kenë një jetë më të gjatë.
![](https://bonux.al/wp-content/uploads/2022/09/haine-aruncate.png)
Përllogaritet në nivel botëror se, materialet tekstile përbëjnë rreth 5% të totalit të mbeturinave. Përveç kësaj, konsumi masiv stimulon tendencën për të prodhuar shpejt më shumë lloje rrobash (“fast fashion”), kështu që sasia e mbeturinave rritet nga viti në vit.. Në këtë mënyrë, industria e modës po përqëndrohet për të ulur impaktin mbi mjedisin, jo vetëm me masa për të të prodhuar produkte afatgjata, por edhe nëpëmjet stimulimit të riciklimiti.
Pra, megjithëse materiali denim prodhohet nga pambuku, trajtimi kimik i fibrave e bën këtë material rezistent ndaj degradimit në mënyrë natyrale, ndërkohë që djegja e tyre shton ndotjen e ajrit, me efekte të dëmshme mbi shendetin e njeriut. Për këtë arsye, hapat e parë për të ulur impaktin negativ mbi mjedisin janë:
- – Ripërdorimi.. Mbas përdorimit, pantallonat dhe xhaketat me materialin denim mund të bëhen shporta, përparëse kuzhine apo për kopshtin, papuçe shtëpie, mbulesa krevati, jastëke për divanët, mbajtëse për lapsat dhe stilolapsat dhe shumë gjëra të tjera.
- – Mbledhja përzgjedhëse, si në kontenierët e rrugës, ose nëpërmjet OJQ-ve, apo nëpërmjet dyqaneve të veshjeve, sipas programit të tipit “take back”.
Mbas kolektimit/ mbledhjes, xhinset transportohen në fabrikat e reciklimit, ku ndahen, u hiqen kopsat dhe kapsat metalike dhe prihen në rripa të hollë, pastaj çdo rrip shpërbëhet në fibra pambuku. Mbas një procesi ribërjeje të fibraver, këto rifuten si lëndë e parë në prodhimin e xhinseve të reja..
“R-jeans”, domethënë xhinset e konfekcionuara me minimalisht 30% lëndë e parë e ricikluar dhe përbën të ardhmen e veshjeve – është një hap i përgjegjshëm dhe afatgjatë, që mund të ndihmojmë edhe ne nëpërmjet kolektimit përzgjedhës të rrobave.
![](https://bonux.al/wp-content/uploads/2022/09/eco-friendly.png)