Si të palosësh bluzat për tre sekonda: metoda e "pickimit".
Mbasi i ke larë rrobat duke përdorur një nga variantet e detergjentit Bonux 3në1 për rrobat e bardha, me ngjyrë apo për rrobat speciale, i ke marrë nga tharrësja, dhe tani ndodhesh para një grumbulli rrobash. Nëse nuk ke qef ose durim që t’i hekurosësh, mund të përdorësh metodën e palosjes së tyre në tre sekonda. Në këtë mënyrë, bluzat me mëngë të shkurtra janë të palosura mirë dhe mbeten të shtrira, gati për t’I vendosur në dollapin e rrobave.
Kjo është metoda e "pickimit", me të cilën mund të palosësh për tre sekonda çdo bluzë me mëngë të shkrutra:
Hapi 1.
Vendose bluzën me kokën lart mbi një sipërfaqe të shtrirë (mbi tavolinë ose mbi krevat). Dhe shtrije me dorë.
Hapi 2.
Imagjino një linjë që zbret nga mesi i supit të bluzës e deri tek baza e saj.
A – në gjysmën e bluzës B – në supin e bluzës, në gjysmën e distancës midis jakës dhe qepjes së mëngës C – tek baza e bluzës
Hapi 3.
Lër një shënjë me dorën e majtë tek bluza në pikën A.
Sigurohu që ke kapur të dyja faqet e bluzës me gishta.
Hapi 4.
Kape pikën B me dorën e djathtë
Hapi 5.
Vazhdo të mbash mirë bluzën dhe kalo dorën e djathtë mbi dorën e majtë për të kapur bluzën në pikën C, me dorën e djathtë. Tani duhet t’I kesh krahët e kryqëzuara. Me gishtat e dorës së majtë mban pikën B, kurse me gishtat e dorës së djathtë mbaj pikat A dhe C.
Hapi 6.
Vazhdo ta mbash bluzën ashtu siç e ke kapur dhe hapi krahët duke kaluar mbrapsht dorën e djathtë mbi dorën e majtë. Shkunde mirë bluzën për t’ia rregulluar mëngët dhe rrudhat që mund të krijojë.
Hapi 7.
Përdore sipërfaqen e shtrirë për të vendosur bluzën mbi mëngën e palosur nën të.
Urime!
Mbasi ke përdorur një detergjent efiçient, kjo të ka ndohmuar që të kryesh një palosje perfekte për tre sekonda.