Bonux 3në1: i kujdesshëm me rrobat, i vëmendshëm ndaj faturës së energjisë elektrike.

A ekziston vallë një detergjent me çmim të leverdisshëm, por edhe miqësor me faturën elektrike, që të jetë edhe efiçient me larjen e rrobave? Gëzohemi që na bën këtë pyetje, sepse përgjigja është e thjeshtë. Përgjigja është pohuese.

Detergjenti Bonux 3në1 t’i ofron të gjitha këto përfitime.

Çdo variant i detergjentit Bonux 3 në1 ruan performancën , duke filluar nga temperatura prej 20 gradë. Kjo do të thotë se mund të zgjedhësh një cikël larjeje pa ngrohjen e ujit (ose me një ngrohje minimale të ujit, në varësi të stinës) dhe do të kesh të njëjtat rezultate të shkëlqyera. Përbërësit kryesorë të detergjentit mbeten njësoj aktivë madje edhe në ujin e ftohtë, pra do të heqin njollat dhe do t’u japin rrobave aroma të freskëta.

Po përse duhet të lash me ujë të ftohtë?

Përveç kursimit mujor që bën me faturën e korrentit, edhe rrobat e tua do të të falenderojnë. Materiali I rrobës nuk hyn në ujë, kurse ngjyrat mbeten njësoj të çelura si në ditën e parë. Pra rrobat e tua mbeten si të reja për një kohë të gjatë.

Si të lash me ujë të ftohtë.

Hapi 1.

Përdor të njëjtën sasi detergjenti, jo më shumë. Nuk ka nevojë të shtosh sasinë e detergjentit që të kompensosh temperaturën e ulët të ujit.

Hapi 2.

Çdo variant I detergjentit Bonux 3në1 është efiçient në ujë të ftohtë, por detergjenti likid dhe kapsulat kanë rezultate superiore, sespe shkrihen lehtë në ujë.

Hapi 3.

Lëre një hapësirë të lirë, të mjaftueshme në kazanin e makinës larëse, në mënyrë që rrobat të kenë më shumë liri lëvizjeje, duke i mundësuar detergjentit që të hyjë në thellësi të materialit të rrobave.

Shikoni se si detergjenti Bonux 3në1 është tre herë më shumë efiçient: është I pranueshëm, të kursen energjinë elektrike dhe ka kujdes që të kesh rroba të reja për një kohë të gjatë.

Për këto arsye dtergjenti Bonux 3në1 është një zgjedhje "smart"!