Ka premtuar cilësi. Që nga viti 1845.

Grupi Dalli është një biznes familjar që ndodhet në gjeneratën e pestë, e cila e zhvillon biznesin dhe markat vetjake kryesisht në Evropë. Janë mbi 175 vjet traditë, vlera dhe përgjegjësi sociale nëpërmjet performancës së biznesit dhe rientimit drejt të ardhmes, duke ruajtur gjithmonë premtimin e cilësisë perfekte.

 

Produktet e portofolit Dalli mbulojnë segmentet e mirëmbajtjes personale dhe të mirëmbajtjes së shtëpisë. Dalli Group e ka fabrikln dhe zyrat në Gjermani, Hollandë, Austri dhe Rumani, ku punojnë mbi 1.750 të punësuar. Partenerët tanë janë rjetet e dyqaneve, farmacitë dhe supermarketet.

 

I mbetemi besnikë imazhit të “prodhuesit të brendeve të markës vetjake”, të cilën e kemi ndërtuar që prej mbi një shekulli. Cilësia e produketeve Dalli është e rikonfirmuar, në mënyrë sistematike, nga institutetet e testimit dhe nga revistat e pavarura për konsumatorët, siç janë: Stiftung Warentest ose Öko-Test.

Mirëkuptim dhe integritet.

Jemi krenarë të bëjmë pjesë në kompaninë Dalli, krenohemi me trashëgiminë e saj dhe me sukseset e saj prej më se 175 vjet dhe dëshirojmë të vazdojmë traditën e cilësisë.

Përgjegjësia.

Ne jemi të vetëdijshëm për ndikimin që kanë deklaratat, vendimet dhe veprimet tona, prandaj ne vazhdojmë gjithmonë me kujdes në çdo ndërveprim.

Respekt dhe vlerësim

Ne i njohim meritat e të tjerëve, pranojmë dallimet dhe zgjidhim paqartësitë në kohën e duhur dhe në mënyrë të drejtë.

Rezultate të matshme.

Mendimi dhe veprimet tona janë të orientuara drejt zgjidhjes dhe ne angazhohemi aktivisht për të arritur me sukses objektivat e vendosura.

Suksesi i klientit dhe partnerit

Veprimet tona fokusohen në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore, në mënyrë që partnerët dhe klientët tanë të plotësojnë qëllimet e tyre.

Parimet që ne zbatojmë në biznes.

Kompania Dalli Group është një kompani e orientuar drejt performancës, nëpërmjet cilësisë së produkteve që krijon dhe shpërndarjes në treg. Qëllimet kryesore të kompanisë janë kënaqja e klientëve dhe e konsumatorëve, siguria e punonjësve dhe mbrojtja e mjedisit.

Klientët dhe konsumatorët.

Suksesi – në të tashmen dhe në të ardhmen – i kompanisë bazohet në zhvillimin e produkteve cilësore dhe të besueshme, si dhe në ofrimin e tyre në kohë, kudo, në kushtet më optimale.

Të punësuarit

Performanca individuale e çdo punonjësi në çdo pozicion si dhe puna në ekip çojnë në benefite afatgjata.. Kjo është arsyeja pse menaxherët sigurojnë kualifikimin e punonjësve, stimulojnë përfshirjen e tyre, i monitorojnë dhe shpërblejnë sukseset e tyre. Përveç kësaj, ne ndjekim procedurat dhe përmirësojmë vazhdimisht sigurinë në vendin e punës, për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar integritetin e punonjësve tanë.

Mjedisi.

Në prodhimin e të gjitha produkteve tona, ne veprojmë me përgjegjësi për mbrojtjen e natyrës, në përputhje me standartet e mbrojtjes së mjedisit.

Kompania Dalli, një histori prej mbi 175 vjet

1845
1845

1845

Inaugurohet kompania në Stolberg, Gjermani Fillon prodhimi i sapunit në kazan, tregëtimi i të cilit bëhet nëpërmjet karrocave të tërhequra nga kuaj.

1885
1885

1885

Fillon prodhimi i detergjentit dhe sapunit pluhur, me emrin Sapuni Dalli. Fluksi i prodhimit sigurohet nga një hidroturbinë.

1899
1899

1899

Dalli bëhet një markë e pavarur dhe në vitin 1890 inaugurohet linja e parë telefonike e kompanisë.

1900+
1900+

Vitet 1900.

Kompania zhvendoset në selinë e saj aktuale, të ndodhur në Stolberg. Blehen makina shkrimi dhe punësohet një specialist marketingu.

1913
1913

1913

Fillon prodhimi masiv industrial: sipas kushteve të sistemeve perfomante teknike, me performancë të lartë, kamioni i parë me produktet e kompanisë Dalli del nga oborri i fabrikës. Kompania kishte150 punonjës.

1938
1938

1938

Blerja e dy fabrikave sapuni në Berlin dhe Vjenë. Në këtë vit kompania kishte më shumë se 700 punonjës.

1960+
1960+

Vitet 1960.

1970+
1970+

Vitet 1970.

Zhvillimi i segmentit të produkteve të markës dhe investimet në fabrikën Stolberg: kuzhina, qendra sociale, biblioteka.

1990+
1990+

Vitet 1990.

Zgjerimi i portofolit të produkteve, duke marrë përsipër kompanitë, fabrikat dhe markat e detergjentëve në Holandë.

1997
1997

1997

Zhvillimi i tregut të produketeve të bukurisë: marrja e Win Cosmetic (kozmetikë dhe kujdes për trupin) nga Flörsheim-Dalsheim, Gjermani.

2001
2001

2001

Zhvillimi i tregut të produkteve të kujdesit personal nëpërmjet krijimit të Cult Cosmetic, me seli në Weinheim, Gjermani.

2007
2007

2007

Depërtimi në tregun e produketve kozmetike natyrale: marrja e CEP në Salzhemmendorf, Gjermani.

2012
2012

2012

Inagurimi i një fabrike të re prodhimi: fabrika e detergjentit në Warth në Austri, me më shumë se 60 punonjës.

2015
2015

2015

Zgjerimi i kompanisë në Rumani: blerja dhe rinovimi i fabrikës në Timishoara, me mbi 195 punonjës.

2017
2017

2017

Zhvillimi i markave vetjake: Detergjentët Dash në Gjermani, Austri dhe Zvicër, si dhe detergjenti Bonux 3 në 1 në tregun e Evropës Lindore