![bonux-smart](https://bonux.al/wp-content/uploads/2022/09/bonux-smart.png)
7 këshilla për larjen e rrobave.
A e mnban mend ndjesinë që përjeton kur bën shopping, kur gjen një fustan të mrrekulueshëm, një këmishë të qepur tamam për masën tënde, një bluzë me një figurë të lezetçme apo një kësulë funky? Në qoftë se dëshiron t’i ruash plaçkat e pastra, të freskëta dhe me një pamje “të re” , që të kënaq sa herë e vesh, ja disa këshilla.
Ndaji plaçkat e bardha nga ato me ngjyrë.
Deri këtu, asgjë e re.. E dini tashmë që ngjyrat kanë zakonin e keq që të dalin nga rrobat me ngjyrë dhe të futen në rrobat e bardha, sidomos në temperatura të larta. Ajo që ti mbase nuk e dije është se mund të përdorësh picetat që kapin ngjyrat për të parandaluar këtë gjë: pigmentët që shkrihen në kazanin larës përthithen nga këto piceta, në këtë mënyrë nuk ka shanse që të njollosen rrobat e bardha
Më shumë se kaq, detergjenti Bonux 3në1 lan me të njëjtën efiçiencë edhe në ujë të ftohtë në tempereaturën 20°C, pra shanset që rrobat të njolloset me ngjyrat e rrobave të tjera bien shumë. Gjithësesi, si rregull i përgjithshëm, është e mira që t’i lash veç e veç rrobat e bardha dhe ato me ngjyrë.
2. Ndaji rrobat e bardha … nga ato të bardhat!
A e di se kur bluzat e bardha bëhen të zeza dhe njollosen? Pra, nëse I lan bashkë në të njëjtin vend rrobat e bardha shumë të pista me rrobat e bardha më pak të pista, grimcat e tokës, të pluhurit, të barit, boja apo çdo gjë tjetër arrijnë në kazanin larës dhe që atz në të gjitha rrobat. Kështu që do të ishte ideale që të heqësh njollat e vështira përpara ciklit të larjes.
Mund të zgjedhësh njërin nga variantet e detergjentit Bonux 3 në1 për rrobat e bardha, në varësi të preferencave të tua për aromën.
3. Ruaje të zezën të zezë.
E zeza është një pigment i fuqishëm që mund të hyjë lehtë në rrobat e tjera.Për këtë arsye, rekomandimi është që t’i kushtosh një cikël larjeje vetëm rrobave të zeza – apo rrobave me ngjyrë të mbyllur, nëse je një tip I qeshur dhe nuk të përlqen e zeza në garderobën tënde. Mos harro të verifikosh etiketat e rrobave dhe të vësh në makinën larëse vetëm ato që e kanë të specifikuar këtë gjë (nuk do vësh në makinën larëse rrobat që lahen me dorë). Është e mira që të pastrosh rrobash duke I kthzer mbrapsht, me zinxhirët dhe kapset e mbyllura., në mënyrë që të evitosh fërkimin e tyre me këto objekte të mprehta, duke evituar kësisoj çgjyrosjen e parakohshme të tyre. Megjithatë, mos i mbërthe kopsat që të parandalosh këputjen e tyre ose prishjen e butonave të mbërthesave metalike. Përdor një detergjent special për larjen e rrobave të zeza, e preferueshme një cikël të shpejtë larjeje dhe në temperaturë të ulët – fatmirësisht, detergjenti Bonux 3në1 është efiçient në ujë të ftohtë.
4. Evito të vësh rroba me ngjyra të ndryshme në kazanin e makinës larëse.
Mundohu që të gruposh rrobat sipas ngjyrave – rrobat me ngjyra pasteli të lahen veç nga rrobat me ngjyra të forta, të kuqe dhe portokalli, të cilat edhe këto duhet të ndahen nga rrobat me ngjyrë bojëqielli dhe jeshile. Gjithashtu, mbaje mend se rrobat e reja kanë tendencën që të lëshojnë pigmentët e ngjyrës në makinën larëse, prandaj është e mira që që t’i lash ato më vete disa herë me radhë, mbasi i ke blerë, për të evituar njollosjen e rrobave të tjera. Sigurisht, mund ta parandalosh këtë situatë , duke përdorur picetat që përthithin ngjyrat. Zgjidh një detergjent që përdoret për rrobat me ngjyrë dhe është e preferueshme që t’i lash këto rroba me ujë të ftohtë. Mos ki merak, sespe detergjenti Bonux 3në1 e ruan efiçiencën.
5. Trajtoji rrobat speciale me shumë dashuri.
Përdor peshqirët menjëherë sapo del nga dushi,atëhere trupi yt është më i ekspozuar ndaj agjentëve patogjenë, prandaj është e rekomandueshme që peshqirët t’I lash më vete, me një cikël më të gjatë larjeje, me ujë të nxehtë, për të siguruar pastrimin e plotë të tyre. Në qoftë se do më shumë mbrojtje, mund të aplikosh të njëjtën mënyrë larjeje speciale edhe për rrobat e imta personale si dhe për shtresat e krevatit. Meqënëse fëmijët kanë një lëkurë që mund të iritohet lehtë, duhet t’I kushtoni një vëmendje të veçantë larjes së rrobave të tyre. Për këtë gjë provo detergjentin special Bonux 3në1 Soft Chamomile, të aprovuar nga mjekët dermatologë të Gjermanisë.
6. Duaji bluzat dhe bluxhinset.
Në qoftë se është e vërtetë që rrobat janë lëkura jonë e dytë, me siguri ke disa objekte veshjeje të preferuara, të cilat dëshiron që t’I veshësh sa më shumë kohë. Ja se çfarë mund të bësh:
Bluzat që kanë imprimime apo shkrime mbi to duhet të lahen në temperaturë të ulët. Gjithashtu, edhe nëse bluza është e bardhë, mos përdor një detergjent për rroba të bardha që të mos prishësh ngjyrat e figurave të imprimuara në bluzë.
Xhinset lahen të kthyera mbrapsht, në ujë të ftohtë, me një cikël larjeje të shkurtër, me centrifugim të ngadaltë (400-600 rotullim /në minut). Mos harro që t‘i varësh xhinset menjëherë mbas larjes, e preferueshme në ajër të lirë. Për më shume detaje, verifiko udhëzimet mbi etiketë.
Për fat të mirë, ke çfarë të zgjedhësh: Detergjenti Bonux 3në1 është efiçeint edhe në ujë të ftohtë dhe mbron ngjyrat e rrobave. Dhe për një siguri më të madhe mund të përdorësh picetat që përthithin ngjyrat.
7. Lëri rrobat të thahen në gjendje të lirë.
Tharrja e rrobave në makinën tharrëse është një zgjidhje e shpejtë, por është shumë larg tharrjes ideale. Kur është e mundur lëri rrobat të thahen në ajër të lirë. Përveç kursimit të energjisë elektrik, kjo metodë natyrale është e dobishme edhe për rrobat delikate: veshjet elastike -fustanet, bluzat fine, veshjen e yoga-ës, kështu ato ruajnë formën fillestare.
Për veshjet sportive, zgjedhja ideale është detergjenti special Bonux 3në1 Sport & Outdoor. Vëre në përdorim dhe rrobat e tua do të të falenderojnë.