![](https://bonux.al/wp-content/uploads/2022/09/barbat-care-spala-rufele-cu-Bonux.png)
Amerikanët kanë festat në të çuditshme, midis të cilave edhe Ditën e Peshqirit (25 maj) ose Ditën e Rosakut prej kauçuku (13 janar).
Në kalendarin e festave speciale ndodhet edhe Dita Kombëtare e Larjes së Rrobave, e cila festohet çdo vit në datën 15 prill.
![cos de rufe cu roti, inventia lui Emmett Lee Dickinson](https://bonux.al/wp-content/uploads/2022/09/cos-de-rufe-cu-roti-1-300x263.png)
Dita Kombëtare e Larjes së Rrobave daton që në mesin e viteve 1800, kur novatori dhe poeti Emmett Lee Dickinson krijoi koshin e parë të rrobave mbi rrota. Për të promovuar shpikjen, Dickinson doli me karrocën nëpër rrugët e qytetit të tij dhe filloi t’i thërriste komshinjtë në “fushatën” e rrobave të pastra.
Duhet të saktësojmë se, në shekullin e 19-të, përpara se të shpikeshin aparatet e automatizuara, larja e rrobave ka qenë një aktivitet I gjatë dhe I lodhshëm, që zgjaste rreth katër orë dhe zhvillohej me një konsum të madh pune fizike, energjie dhe ujë.
Shpikësi I koshit të rrobave mendoi se caktimi i një dite në pranverë si “festa e rrobave të pastra”, ditë në të cilën të gjithë njerëzit të lajnë rrobat në të njëjtën kohë, do të ngrinte moralin e shtëpijakeve – dhe nuk gaboi, sepse kjo festë është ruajtur deri në ditët e sotme..
![](https://bonux.al/wp-content/uploads/2022/09/usa-de-sticla-a-masinii-de-spalat-rufe-1.png)
Sot, Dita Kombëtare e Larjes së Rrobave, fesohet – si ndryshe? – veçse duke larë rroba.
Përveç kësaj, rekomandohet të verifikosh gjendjen e makinës larëse dhe ta rregullosh, të ndrrosh dhe të zëvëndësosh pjesët që mungojnë ose që duhen. Mund të përdorësh një detergjent të ri, një balsam rrobash më të mirë ose, madje, t’I mësosh fëmijët që të ndajnë plaçkat kur i vendos në kosh.
Një kuriozitet lidhur me shpikësin Emmett Lee Dickinson: ai ka ndihmuar për krijimin e makinës së parë të shkrimit. Dhe për rrjedhojë, gjashtë gërmat e para të çdo tastaure – që nga makinat e shkrimit e deri tek smartphone-t aktualë – paraqesin emrin e vajzës së tij, Qwerty.